Ekskluzive - Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u përplas me patentë të skaduar! (Foto)

26 Korrik 2026, 17:19Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ALBA-BETON

Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyetjet vetëm mbi shkaqet e përplasjes, por edhe mbi mënyrën se si ata u punësuan për të drejtuar një autobetoniere në Shqipëri.

Dy viktimat kishin mbërritur në vendin tonë rreth një muaj më parë nga Egjipti, të pajisur me vizë pune dhe leje qëndrimi 1-vjeçare.

Fillimisht u tha se Mohamed Lotf dispononte leje drejtimi për kamion, ndërsa Mohamed Ali ishte i pajisur me dokumentacion si pompist.

Sipas DPSHTRR-së, as Mohamed Lotf dhe as Mohamed Ali nuk janë pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin “Automakinist”.

Ky dokument është i detyrueshëm për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonieret.

VoxNews ka siguruar foton e patentës së shoferit Mohamed Lotf, 30 vjeç i cili mbeti viktimë nga aksidenti tragjik. Burime thanë se ky dokument i është gjetur shoferit të betonieres, ende nuk ka një reagim nga Policia Rrugore për këtë ngjarje.

Ekskluzive - Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u
Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje

Siç duket edhe nga fotoja e mësipërme edhe patenta egjiptiane kishte skaduar me datë (06 05 2026), pra ata lëvinin pa dokumentat e nevojshme në rrugët e Shqipërisë.

Si ndodhi ngjarja: 

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në orën 16:20 kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident.

Sipas pamjeve të publikuara, mjeti i tonazhit të rëndë shihet teksa hyn në rrethrrotullim me shpejtësi të lartë, duke përpasur fillimisht një makinë me drejtues një 28-vjeçar dhe më pas, çan barrierat metalike dhe përfundon poshtë mbikalimit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Ndërkohë Roland Nuri 28-vjeçari që u plagos pasi mjeti i tij u përplas nga kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 28-vjeçari mori lëndime të lehta ndonëse mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Organi i hetimit ka tagrin të zgjerojë hetimet edhe ndaj personave përgjegjës për rekrutimin dhe organizimin e punës në kompaninë (ALBA-BETON).

Një prej aksionerëve të kompanisë është Erjon Harizi, i cili njëkohësisht mban postin e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Ekskluzive - Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u
Alba-Beton

Ndërkohë mazhoranca në përqindje aksionesh te Alba-Beton, janë vëllezërit Artan, Adrian dhe Genci Dulaku, ndërtues dhe pronarë mediesh.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video