Tragjedia që ‘hapi’ një skandal, si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve! (Aksidenti që mund të kthehej në një masakër)

23 Korrik 2026, 14:10Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“AlbaBeton”

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët ishin punonjës të kompanisë “AlbaBeton”.

Në përplasjen e rëndë mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë.

Drejtuesi i mjetit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë më vonë në spital, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

“Skllavëria moderne’ për punëtorët e huaj

Për rastin e aksitentit burime nga grupi hetimor na thanë për VoxNews se, shoferi me origjinë nga Egjipti ishte me dokumentacion të rregullt.

Sipas këtij burimi viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti para një muaji, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare.

Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist.

Nga informacionet e deritanishme të bën përshtypje se si ky shofer me patentë të marr brenda "1 muaji" voziste një mjet të tonazhit të rëndë.

Por pyetjet që lindin janë:

A e kishte kategorinë e duhur të patentës për mjetin (p.sh. betonierja kërkon kategori përkatëse)?

A ishte patentë të vlefshme?

A kishin dokumentacion të rregullt pune dhe qëndrimi?

Emigracioni masiv i dekadave të fundit e ka shndërruar strukturën demografike të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Censit 2023, rreth 48% e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit dhe shumica dërrmuese e kësaj popullsie është ajo që konsiderohet aktive për punë, duke krijuar një hendek të thellë të fuqisë punëtore në vend – veçanërisht në sektorin e shërbimeve.

Qeveria ka lehtësuar procedurat e rekrutimit për punëtorë nga vende më të varfra se Shqipëria – të tilla si Bangladeshi, Nepali, Filipinet dhe disa shtete afrikane.

Punëtorët e huaja në Shqipëri përballen gjithashtu me rekrutime mashtruese, praktika të pandershme të punës si dhe me detyrimin për të kryer punë të ndryshme nga ato për të cilat janë rekrutuar abuzime të cilat lehtësohen nga mungesa e veprimit të autoriteteve të policisë dhe emigracionit.

Heshtje nga kompania dhe institucionet e ndërtimit:

Sipas të dhënave të siguruara, dy viktimat kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin punësuar pranë kompanisë “AlbaBeton”, e cila ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit.

Nga të dhënat e publikuara në databazën “Open Corporates” rezulton se në strukturën e aksionerëve të kompanisë figurojnë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi.

Video e aksidentit te rrethi i TEG, i cili sic duket dhe nga pamjet mund të shkaktonte një masakër:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Ky i fundit mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë dhe rezulton bashkëpronar i kompanisë “AlbaBeton”.

Kompania “AlbaBeton” ende nuk ka reaguar në lidhje më këtë ngjarje të rëndi e cila gati nuk u kthye në një masakër.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende objekt hetimi, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar deri tani një përfundim zyrtar mbi shkakun e përplasjes.

Rethrrotullimi i “vdekjes”

Por rreth tre vite më parë në të njëjtin vend ka ndodhur një tjetër aksident tragjik, me tre viktima dhe tre të plagosur.

Një automjet tip “Audi” në atë kohë ka çarë barrierat e rrugës dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin rrugor poshtë tij, duke aksidentuar aty një tjetër makinë tip “Honda”.

Për pasojë, vajzat dhe djali që ndodheshin në automjetin tip “Audi” humbën jetën.

I plagosur rëndë mbeti drejtuesi i “Audi-t” dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në bordin e automjetit “Honda”.

Situata me aksidentet rrugore mbetet problematike në vend.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video