
Avokati Redi Ramaj foli për lirimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit u lirua sot nga Gjykata e Fierit, pas kërkesës së Salianjit me anë të avokatit Ramaj dhe Ledio Braho.
Ramaj theksoi se pret zbardhjen e vendimit të Apelit që dënoi Salianjin një vit më parë, për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.
Avokati Redi Ramaj: Për çdo qytetar është një e drejtë kur merr një dënim me përfundimi e një periudhe të caktuar të dënimit, me 2/3, këtë të drejtën për të kërkuar lirimin para kohe me kusht për pjesën tjetër të dënimit.
Prej 27 majit, ishte afati që mund të kërkonte lirimin me kusht. Iu drejtua gjykatës së Fierit, në bazë të ligjit, u vendos nga gjykata, duke parë dokumentacionin përkatës fakti që nuk ka qenë dënuar më parë, njeri i parrezikshëm.
Si një e drjetë ai e ushtroi këtë të drejtë dhe gjykata ia njohu. Përfitoi si gjithë shqiptarët. Pati vonesa. Më 27 maj u dha kërkesa, vendimi u dha sot më datë 8. Vendimi u dha një muaj e pak. Gjykata krijoi bindjen dhe dha vendimin.
Lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin themeli që mori zoti Salianji. Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese.