E RRALLË/ Peshkatari kap një peshk "Koran" 13.10 kg në liqenin e Pogradecit, ia shiti një…

19 April 2024, 12:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RRALLË/ Peshkatari kap një peshk "Koran" 13.10 kg në
Ylli Jaçellari

Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari.

45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë  aktivitetin e tyre në liqen.

Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë Koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.



Video