E rëndë në Pogradec, 49-vjeçari gjendet i varur në pemë

15 August 2023, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Pogradec, 49-vjeçari gjendet i varur në
Foto ilustruese


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Sipas policisë një 49-vjeçar është gjetur i varur në pemën në afërsi të banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se 49-vjeçari ka kryer vetëvrasje.

"Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15, në fshatin Udënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia.


Video