E mitura në Elbasan rrëzohet në kopsht, përfundon në spital

18 November 2023, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E mitura në Elbasan rrëzohet në kopsht, përfundon në
Spitali i Elbasanit

Një tjetër incident është shënuar në një kopsht në Elbasan.

Policia njofton se në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj”, njofton Policia. 

Kujtojmë se dy ditë më parë një incident u regjistrua në një çerdhe të Krujës, ku dyshohet se u rrëzua një 4-vjeçare. Sipas Policisë ajo është  shoqëruar nga familjarët e saj për ndihmë mjekësore në spital.


Video