E ëma ALARMOI policinë se kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh 8-vjeçari në plazh!

19 Korrik 2025, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe vrojtuesit e plazhit.

Policia thotë se pas njoftimit të nënës së fëmijës, shërbimet policore që patrullojnë me biçikleta u angazhuan menjëherë dhe e lokalizuan të miturin pranë një hoteli.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzojnë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova.

Salla 'Operative e DVP Lezhë' u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës.

Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli.

Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.

Nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit  të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.


Video