Dyshohet se i përket një gruaje, gjendet një kafkë e dekompozuar brenda një qeseje në Berat

9 June 2023, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se i përket një gruaje, gjendet një kafkë e
Foto ilustruese

Një kafkë e dekompozuar është gjetur mesditën e kësaj të premte në Berat.

Mësohet se ajo ndodhej brenda një qeseje plastike dhe ishte hedhur pranë varrezave të Burdulliasit. Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka dyshohet se i përket një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.


Video