
Ndodh shpesh në kryeqytet që shoferët e urbaneve tentojnë të parakalojnë një tjetër urban që është pranë tyre. E në shumicën e rasteve rrezikohet edhe jeta e pasagjerëve mirëpo sot, shoferët nuk e kanë lënë me aq.
Shoferi i autobusit të Institutit është filmuar duke u konfliktuar me fjalë me shoferin e Kamzës, sepse i prenë rrugën njëri-tjetrit.
'A të vjen zor?'- dëgjohet të thotë shoferi i një prej urbanëve, teksa mjeti ka ndaluar. Ndërkohë, pasagjerët kanë mbetur të shokuar e janë 'sy e veshë' për të dëgjuar atë që po ndodh. 'I prenë rrugën njëri-tjetrit, ecnin si të çmendur'- thotë qytetari.
Video e marrë joq:
Përveç këtij rast, në urbanet në Tiranë ndodh shpesh që të ketë vjedhje, ofendime dhe dhunë. Le të mos përmendim faktin se mbërrijnë me vonesë në stacione.