“Durim se do arrestohet”, Berisha zbulon se çfarë thotë Basha në takimet me demokratët

18 April 2022, 23:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Durim se do arrestohet”, Berisha zbulon se çfarë
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha po thotë në takimet që po zhvillon se ai do të arrestohet.

“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; “Durim se do arrestohet Berisha”. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë.

Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha”, tha Berisha që tregoi edhe kur do të jetë gara për kreun e PD-së.

“Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit”, deklaroi Berisha.

“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka. S’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar. E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit.

Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjitha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod”, tha Berisha.

 


Video