Shoferi i një automjeti që ishte filmuar duke bërë “drift” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, është identifikuar dhe gjobitur nga policia.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë shoqëruar shoferin, dhe e kanë gjobitur atë me 60,000 lekë të reja.
Policia ka edhe një mesazh për shoferët: “Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor”.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.
Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!