Dosja “Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë provë konkrete kundër Berishës

22 Dhjetor 2025, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani“, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre personave të tjerë të akuzuar për të njëjtën çështje.

Në seancë, avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, pretenduan se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e "korrupsionit pasiv".

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO, ka nisur mbrojtja e Berishës, i cili përfaqësohet nga dy avokatët, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj.

Këta të fundit, pretendojnë se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë kryetarin e Partisë Demokratike me akuzën e korrupsionit pasiv.

“SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cënuar pluralizmin në Shqipëri,” tha në seancë Klodiana Gjyzari.

 


Video