Dorëzohen kutitë e votimit nëpër KZAZ, në pritje shpallja e fituesit në Vorë

6 March 2022, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dorëzohen kutitë e votimit nëpër KZAZ, në pritje

Procesi i dorëzimit të kutive të votimit në KZAZ-të, ku më pas do të nisë numërimi i tyre po vijon pa probleme, sipas asaj që njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnje janë marrë në dorëzim pjesa më e madhe e kutive të votimit nga ana e KZAZ-ve, ndërkohë që në Shkodër dhe Dibër pritet dorëzimi i kutive të qendrave të thella të votimit.

Në Shkodër, në tre qendra nuk u votua, pasi komisionerët nuk shkuan dot për shkak të motit të keq dhe rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Ndërkohë, në Vorë janë mbyllur pajisjet e votimit elektronik dhe janë dorëzuar për të procesuar më pas me shpalljen e rezultatit.


Video