
Policia e Dibrës njofton se ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, që akuzohet se ka dhunuar një komisioner të një qendre votimi.
I shpalluri në kërkim është shtetasi K.F., banor në njësinë administrative Melan.
Ndaj tij, sipas uniformave blu është bërë kallëzim nga Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132. Sipas tij, 40-vjeçari e ka goditur me mjete të forta jashtë ambienteve të kësaj qendre votimi.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.