Zgjedhjet, pjesëmarrje e ulët. Celibashi: Incidentet nuk cenojnë procesin

6 March 2022, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjedhjet, pjesëmarrje e ulët. Celibashi: Incidentet nuk cenojnë

Sipas KQZ, pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 18.95%, teksa kanë raportuar 539 nga 942 Qendra Votimi në total. Rezulton se deri më tani qytetarët e Dibrës kanë qenë më të interesuar për të votuar, ku pjesëmarrja është më e lartë, 24.8%. Dibra ndiqet nga Lushnja, ku pjesëmarrja është 24.22%.

Ndërkohë në Shkodër kanë dalë për të votuar 16.59% e qytetarëve me të drejtë vote, teksa një përqindje më e lartë është regjistruar në Rrogozhinë, 20.46%. Në Vorë, e vetmja bashki ku po aplikohet votimi elektronik, interes për të votuar deri më tani kanë shfaqur 22.48% e qytetarëve me të drejtë vote.

Durrësi ka pjesëmarrjen më të ulët, deri në orën 12:00, ku kutive të votimit i janë drejtuar vetëm 14.64% e qytetarëve me të drejtë vote.

Në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se procesi vijon pa problematika dhe se incidente e regjistruara nuk janë domethënës që të cenojnë të gjithë procesin. Ai theksoi se problematikat më të shumta janë regjistruar me përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik e po ashtu edhe me kamerat e vëzhgimit.

Janë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që do të duhet t'i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë. Votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.


Video