DOKUMENTI/ Media: “Kurum”, kontrabandë skrapi e hekuri edhe në Kosovë!

7 Tetor 2024, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kurum"

Kompania "Kurum" nuk ka pasur aktivitet vetëm në Shqipëri.

Sipas një dokumenti që ka publikuar "Pamfleti", kompania ka sjellë nga Serbia në Shqipëri, kontrabandë, armatimet skrap të mbetuara nga lufta kundër Kosovës, të cilat i shkrinte në Elbasan.

Këtë hekur, më pas e shiste në Kosovë. Vendimi i Drejtorisë së Doganave të Kosovës provon se për një kohë kontrabandën e hekurit që kompania me bazë në Elbasan ka bërë nëpërmjet kompanisë me bazë në Kosovë, “Euro Abi Sh.p.k”.

Në datën 8 tetor 2012, Policia Doganore e Kosovës zbuloi trajlerët me hekur kontrabandë.

Në dokumente, pretendohej se hekuri ishte prodhim 'turk', jo nga Elbasani. Madje, këtë bindje kishte edhe kompania nga Kosova, e cila blinte hekurin.

Pretendimi është bërë i qartë në një letër që “Euro Abi Shpk” i ka dërguar Doganës së Kosovës, ku zbuloi se "Kurum" kishte 10 vjet partneritet me ta. Pra, Kurum çonte hekur në Kosovë prej vitit 2002.

""Euro Abi" theksoon se pa të drejtë është marrë vendim për kundërvajtje dhe i është shqiptuar gjoba për kundërvajtje. Firma "Euro Abi" që disa vite importon dhe tregton hekur me shumicë nga Shqipëria nga firma Kurum. Më tej, subjekti thekson se qe 10 vite importojmë dhe eksportojmë mall me firmën Kurum dhe asnjëherë nuk kemi pasur konteste rreth anës dokumentare përcjellëse të mallit e as origjinës së tij.

DOKUMENTI/ Media: “Kurum”, kontrabandë skrapi e hekuri edhe

Prandaj ne asnjëherë nuk kemi pasur dyshime në këtë drejtim rreth origjinës së mallit sepse firma kurumvetë është prodhuesi i saj dhe në këtë drejtim asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë marrëveshje tjetër as gojore dhe as me shkrim përveç importit të prodhimit të saj", shkruhet në dokument. 

Po sipas "Pamfletit", më 28 shtator 2013, kompania “Kurum” u kap në Portin e Durrësit, me anije luftarake jashtë përdorimit të blera në Malin e Zi për skrap; të cilat i kishte sjellë kontrabanandë në Durrës, por 6 anije u larguan, ndërsa anija Tabakosky” e rimorkiatori “Aleks 1” u sekuestruan.

Për kontrabandën u arrestuan Emiljano Gjepali e Eduard Kulla. VoxNews i ka dërguar disa pyetje kompanisë Kurum por deri tani nuk ka patur asnjë reagim.

Video