Vlora e "pushtuar" nga uji, Prefekti fajëson administratën: Duhen shkundur, nuk bëjnë detyrën!

7 October 2024, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlora e "pushtuar" nga uji, Prefekti fajëson administratën:
Kristo Koço

Vlora është nën ujë prej 4 ditësh.

Përmbytjet kanë dëmtuar banesat dhe bizneset, ku shumë banorë kanë denoncuar se janë nën pushtetin e ujit.

Prefekti i Vlorës, Kristo Koço ka reaguar sot për herë të parë duke thënë se përgjegjësinë do ta mbajë kushdo që nuk ka reaguar në kohë.

Ai gjithashtu “sulmoi” administratën duke thënë se do shkundur sepse edhe pse janë paguar me taksat e qytetarëve nuk kanë bërë detyrën ashtu siç duhet.

Shumë banorë kanë denoncuar se ata kanë telefonuar instuticione të ndryshme, por askush nuk iu është përgjigjur.

“Përgjegjësia do mbahet për këdo që s’ka reaguar në kohë. Administrata do shkundur, nuk mund të paguhen me taksat e popullit dhe të mos bëjnë detyrën si duhet. Problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi. Megjithatë do të bëhet analizë”, tha ai për "Report TV".


Video