Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i ri i ndaluar sot për vjedhje i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në Komisariatin e Policisë së Kavajës.
Viktima është 31-vjeçari Ilvi Meta.
Ai është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.
Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ivli Meta tha se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini teksa ka hedhur akuza në drejtim të policisë.
“Polici qensh, djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini.
Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, mësohet të ketë thënë babai i viktimës për mediat.