FOTO/ U gjet i vetëvarur me çarçaf, kush është 31-vjeçari që i dha fund jetës në komisariatin e Kavajës (FOTO)

4 May 2022, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ U gjet i vetëvarur me çarçaf, kush është

Policia ka dhënë detajet mbi vetëvarjen e një të arrestuari këtë të mërkurë në ambientet e komisariatit të Kavajës. Sipas burimeve zyrtare, viktima është shtetasi Ilvi Meta, 31-vjeç. 

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se 31-vjeçari është gjetur nga uniformat blu i vetëvarur në dhomat e izolimit. Mësohet se ai ka varur veten me çarçafin e qelisë.

Ilvi Meta ishte arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kavajës rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për vjedhje.

Prokuroria e Kavajës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO/ U gjet i vetëvarur me çarçaf, kush është

 

 


Video