Dibër/ 15-vjeçari qëllon aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij

7 March 2023, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dibër/ 15-vjeçari qëllon aksidentalisht me kallashnikov
15-vjeçari qëllon aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij

Një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij, SH.L. rreth 46 vjeçe. E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Selishtë të Dibrës në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video