Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, zbardhet dëshmia e njërit prej autorëve: Dritan Nano na e kërkoi, donim t'i bënim presion

30 May 2024, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, zbardhet dëshmia e njërit prej
Sokol Mëngjesi dhe 4 autorët e sulmit

Është zbardhur dëshmia e 32-vjeçarit Dorian Alia, një nga autorët e sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme teksa ky i fundit po dërgonte fëmijën në kopsht.

Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Drian Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi. Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.

Para policisë ai ka treguar të gjithë skemën e se si e kanë planifikuar e deri tek dhuna ndaj avokatit. Rezulton se ai është personi që ka goditur me grusht i pari Sokol Mëngjesin dhe me pas kanë qëlluar të tjerët.

Ndërkohë Dritan Nano nuk pranon te jete ai personi që ka organizuar grupin e djemve për të goditur avokatin. 

Avokati Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç. Policia ka ushtruar kontrolle në zonën e Alliasit shkollës së bashkuar me qëllim lokalizimin e personave në kërkim.


Video