Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shkodrës.
Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërsa, autori i dyshuar i krimit është Ndoc Maçaj, i cili është ende në arrati.
Maçaj dyshohet se është kushëri i Prronit, dhe konflikti mendohet të ketë nisur për shkak të pronësisë së një toke.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia e Shkodrës.