
Dëshmia në SPAK, kush është “Reno i vogël” që po tenton t’i shpë...
19 Qershor, 13:48Fokus
Detaje të reja mësohen nga aksioni i policisë dhe SPAK në Kukës, ku u shpallën në kërkim dy persona për dyshimin e kryerjes së krimeve zgjedhore.
Mësohet se dy personat e shpallur në kërkim, Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë kushërinj dhe dyshohet se shpërndanin para duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, megjithëse nuk bëhet e qartë se çfarë kanë arritur të gjejnë.
“Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njoftoi më herët policia e Kukësit.