Për 3 orë e 30 minuta biznesmeni Elman Abule ka dhënë shpjegime në SPAK si person nën hetim për kryerjen e veprës penale “pastrim parash”.
I shoqëruar nga mbrojtja ligjore Romina Zano, biznesmeni dha shpjegime mbi marrëdhëniet e tij me kryebashkiakun Erjon Veliaj, Ajola Xoxa dhe për shoqërinë e tij Remetal.
Sqarimet e tij biznesmeni i bëri para agjentëve të BKH, ndërsa më vonë u pyet nga prokurori Ols Dado.
Organi akuzues i përqendroi pyetjet tek veprimtaria e shoqërisë Remetal, konkretisht te transaksionet bankare si dhe te bashkëpunimi me konsulencën e Xoxës.
Pas daljes nga struktura e Posaçme, Abule nuk foli për mediat. Biznesmeni u lirua nga qelia pak ditë më parë nga Apeli i Posaçëm, teksa aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi.”
Prej datës 13 shkurt, ai qëndronte në burgun 313 si pjesë e dosjes Veliaj-Xoxa. Nga hetimet e SPAK rezulton se Abule ka udhëtuar disa herë me Erjon Veliajn e po ashtu ka përfituar leje ndërtimi nga Bashkia tiranë.