
Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është "Dj shqiptar" që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.
Ai po udhëtonte me "Ferrari GT C4" të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.
Në sediljen e pasagjerit ishte edhe një grua, Anna Kraevskaya, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit.
Sipas mediave italiane, shqiptari i Kosovës jetonte në Villeneuve të Zvicrës.
Nga ana tjetër, theksohet se bashkëshortja e Hysni Qestajt ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.