Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Përleshje të dhunshme janë regjistruar gjatë protestës së nëntë të banorëve në aksin Thumanë-Kashar.
Ditën e sotme teksa u mblodhën sërish për të bllokuar këtë aks, banorët janë pritur nga focra të shumta policie të pajisura me skafandra dhe shkopa gome, teksa edhe janë përplasur me ta.
Në pamje shihet momenti teksa policët hedhin përtokë një prej protestuesve.
Ajo çka banorët kërkojnë, është të kenë akses hyrje-dalje në këtë autostradë, pasi siç thonë, u duhet të shkojnë deri pranë Rinasit, e më pas të kthehen sërish, për të arritur në shtëpitë e tyre.