I akuzuar për vrasjen e një arkitekti në Torino, 27-vjeçari nga Dibra ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

30 August 2024, 14:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I akuzuar për vrasjen e një arkitekti në Torino,
Foto ilustruese

Autoritetet kanë kryer sot ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit shqiptar Mërgim Lazri, 27 vjeç, nga Dibra, i cili akuzohet për vrasjen e një arkitekti italiane.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata Torinos/Itali ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprave penale “Grabitje me armë, Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 09.06.2021 ky shtetas së bashku me shtetasit Emirjon MARGJINI, aktualisht në burg në Itali, dhe persona të tjerë kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Roberto MOTTURA që ndodhet në Torino Itali, për të marrë peng shtetasin italian. Pasi u aktivizua sistemi i alarmit,“MOTTURA u afrua për të parë se çfarë po ndodhte, u qëllua me armë, nga shtetasi Mërgim LAZRI.


Video