Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e aksidentit fatal me pesë viktima, të dyshuar shtetas shqiptarë, makina e të cilëve u përplas me një kamion.
Sipas medieve greke, makina ka devijuar në krahun e kundërt të trafikut duke u përplasur me kamionin. Të pestë personat që ndodheshin në bord, kanë ndërruar jetë.

Nga pamjet dallohet makina tip “Benz” me targa “AA 989 MU” që është shkatërruar plotësisht deri në pjesën e sediljeve të pasme.
Sipas informacioneve, të pesë personat janë me origjinë shqiptare të cilët punonin në fermat e zonës dhe ishin nisur për në Mavrovouni Skydra. Shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë në mesin e viktimave, janë të moshës 54 dhe 44 vjeç.
Zjarrfikësja e Edessa-s është thirrur në vendngjarje, për shkak se makina është deformuar plotësisht nga përplasja e fortë, dhe është e pamundur nxjerrja e trupave.