DALIN PAMJET/ Babë e bir arrestohen për prodhim dokumentesh të falsifikuara, hyrja për në laborator… nga dollapi

5 Korrik 2025, 11:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet e publikuara nga policia

Dalin pamjet nga operacioni policor i koduar “Identiteti”, ku u vunë në pranga dy shtetas, babë e bir, për falsifikim dokumentesh, vepër që kryhej për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në video duket se të arrestuarit kishin përshtatur një ambient të fshehtë ku kryenin aktivitetin e tyre.

Si rezultat, u arrestuan dy shtetas, babë e bir:
Ylli Brahimaj , 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të dhënë nga SPAK, për përfshirje në një grup kriminal për veprimtari të njëjtë më herët.

Pjerin Brahimaj, 45 vjeç, djali i tij.

Gjithashtu, është proceduar penalisht Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Sipas hetimeve, çmimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj varionte nga 15 000 deri në 20 000 euro, ndërsa këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalmim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së dhe SHBA-së.

Video