Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Kryemadhi merr pjesë në varrim!

2 June 2026, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Kryemadhi merr pjesë
FOTO: Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës.

Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit.

Kreu i PL është shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.


Video