U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, zbulohet identiteti i shqiptarit (EMRI)

2 June 2026, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, zbulohet
Burgu i Koridhalos

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

Edmond Tafa ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta në momentin që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap. 

Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij por ende nuk kanë arritur ta kapin.

Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugicave ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane.

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, zbulohet
Edmond Tafa

Video