
19 vite nga vrasja e kolonel Gani Malushit, gazetari Artan Hoxha me anë të një statusi në Facebook ka kujtuar kolonelin e rënë në krye të detyrës. Hoxha shkruan për ish-kolonelin Gani Malushi se Burrat nderohen dhe nuk vajtohen.
Postimi i gazetarit Hoxha:
BURRAT nderohen, nuk vajtohen...
Kaluan 19 vite nga 8 gushti 2003, kur ju dha lamtumira e fundit “Deshmorit te Atdheut”, Kolonel Gani Malushi(20 maj 1953 - 7 gusht 2003).
Komisari 50 vjeçar, u plagos rëndë më 6 gusht 2003, dhe do të ndahej nga jeta vetëm një ditë më pas, me 7 gusht 2003.
Malushi, u qëllua me bresheri kallashnikovi ndersa udhetonte me shoferin e tij, ne nje atentat te organizuar, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë te Durrësit. Gani Malushi u shpall "Dëshmor i Atdheut" më 16 nëntor 2004.