Bie nga ndërtesa punëtori në Lundër, ndërron jetë në spital

12 October 2023, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga ndërtesa punëtori në Lundër, ndërron jetë
Foto ilustruese


Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga ndërtesa ku po punonte në zonën e Lundrës, Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës, 66-vjeçarin me inicialet A.B. për shkak të mungesës së sigurimit teknik në punë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë.

Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital", bën me dije policia e Tiranës.


Video