Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, ndërron jetë 35-vjeçari (EMRI)

19 February 2025, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, ndërron
Ylli Xhaferri

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.


Video