Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

19 Maj 2025, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Narko shteti dhe kreut të tij Edi Rama. Kjo është deklarata që i lashë kreut të SKAP. Kreu i gjykatës speciale, pseudo gjykatësja me 5 mbiemra, është mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp dhe e pacipë, subjekt i ligjit ndërsa deklaron në formularët e saj që i ka dorëzuar motrës së Belinda Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend siç kërkon formulari. A jeni dënuar me burgim jo përfundimtar? Jo thotë? A është marrë masë dëbimi nga shteti huaj? Jo thotë Irena me 5 mbiemra. Por shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente me datën 31.03.2003, ka firmosur te noteri Fejzo Behaj prokurën për vete duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt certifikata e martesës e ka 3 vjet mbrapa.

Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomi, avokat me siguri që të paraqesë çdo prove të nevojshme që të marrë në dorëzim çdo akt për heqjen e  masës së dhënë. Ne të përfaqësuesit Stefan Gjoka, mashtrim me certifikatë, ajo të thoshte e dashura. Ose bashkëjetuesja, por këtu bashkëshortja, autorizoi Andon Konomi me banim në Patra, Aleksandër Ipsilandu me letër njoftim aq e kaq që të na përfaqësojë pranë ministrisë së rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër për heqjen e masës së ndalimit të hyrjes në mënyrë të paligjshme.

Ky dokument se ajo është dënuar nga shteti grek, se ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin dhe dëbimin. Ajo ka autorizuar, se publikisht e ka mohuar ndërkohë që ka paguar prokurë për të hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe të dënueshëm se ky. A është marrë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Jo.

Unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se është e dënuar me tre muaj burg. Pra siç e shihni gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë.", tha Berisha. 


Video