NDODH në Pogradec/ 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat!

19 May 2025, 09:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

NDODH në Pogradec/ 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin

Një 50-vjeçar, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 50-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ka proceduar penalisht djalin.

Dyshohet se shtetasi I. B., 50 vjeç, bashkëshortja e tij E. B., 49 vjeçe, dhe djali i tyre, shtetasi Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit.

Njoftimi i polcisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit.


Video