Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte ne Tiranë, ku një 35-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ndodhi në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”.
Sipas të dhënave të policisë 35-vjeçarja e cila banonte në zonën e Astirit në një banesë me qira, është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë, nga një kamion që transportonte bitum. Plagët që ka marrë kanë rezultuar fatale për të dhe ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht tentativës për t’i dhënë ndihmën e parë nga kalimtarët edhe nga shërbimet e autoambulancës, e reja 35-vjeçare nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. Sipas burimeve të policisë, 35-vjeçarja po tentonte të kalonte rrugën pasi më herët kishte qenë në një market duke bërë disa blerje dhe po kthehej në banesën e saj. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili ka shkaktuar aksidentin e rëndë për të vijuar me procedurat