Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tjetër aksident ka ndodhur këtë mbrëmje. Mësohet se pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, një automjet tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një piceri.
Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.