Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10 March 2023, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Lumalas të Korçës.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte anës rrugës.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, por nuk ka mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes sapo ka aksidentuar këmbësorin.

Policia po heton rrethanat e aksidentit.

"Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia.


Video