Analisti e thotë me bindje: Lulzim Basha shumë shpejt do të kthehet kryetar i PD së vulës

10 March 2023, 23:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Analisti e thotë me bindje: Lulzim Basha shumë shpejt do të
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri u shpreh me bindje se Lulzim Basha shumë shpejt do të kthehet kryetar i Partisë Demokratike zyrtare.

Këtë deklaratë Curri e tha mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, teksa u pyet nëse Basha do të shkojë të firmosë dokumentin që i hap rrugë PD së Alibeajt për të hyrë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pyetje: A do të shkojë basha të firmosë?

Curri: Nuk mendoj se do e bëjë. Në të tilla raste do të apelohet vendimi.Mund të jetë një lloj strategjie e PD së vulës, i kanë bërë letrat vetë gabim. Ata janë në shërbim të SHBA, që duan të heqin Berishën nga politika. Alibasha rrezikon Berishën, Berisha rrezikon Ramën. Shumë shpejt Basha do të kthehet i PD së Vulës, shërbimi që i bëri ai Amerikës.


Video