Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion.
28 vjeçari Australian Cameron Twiss, rezulton të jetë i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë.
Teksa lajmi për zhdukjen misterioze të tij ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, vëllai i tij Stuart Twiss, bën thirrje për ndihmë.
“Vëllai ka vizituar fillimisht Shkodrën, pastaj në Mal të Zi dhe është kthyer për të vizituar Valbonën. Pastaj ka vendosur të kalojë për në Theth. Është nisur me dy persona të tjerë. Ata kanë vazhduar për në Jezerce ndërsa Cameron ka ndërruar drejtim për në Theth. Nga aty nuk ka me informacion. Unë erdha në Shqipëri, kontaktuam me policinë me grupin e kërkimit të cilët po na ndihmojnë, por nuk ka shumë informacion. Nuk dua të dal në përfundime apo konkluzione sepse kjo është puna e policisë”, shprehet vëllai i tij.
Ai thotë se ka pasur edhe ai vete një eksperiencë fantastike në Shqipëri dhe këtë shteg e ka bërë kohë me parë.