PREKËSE/ Babai i Martin Canit shkon në PROTESTËN për të birin! (VIDEO)

25 November 2024, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PREKËSE/ Babai i Martin Canit shkon në PROTESTËN për të
Ëngjëll Cani, babai i Martin Canit

Pjesë e protestës së sotme për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ishte dhe babai i adoleshentit të ndjerë. 

Ëngjëll Cani u pikas nga mediat në turmën e qytetarëve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Por edhe pse disa media iu afruan me mikrofon, babai i viktimës së sherrit mes adoleshentëve në shkollën "Fan Noli", nuk pranoi që të mbante një fjalim.


Përkundrazi, zgjodhi që të qëndronte në një cep në heshtje.


Video