Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia ka ndaluar 53-vjeçarin Kastriot Lleshaj, dy ditë pas ngjarjes tragjike në Kurbin ku mbeti i vdekur një punëtor. Ky i fundit u raportua se ra nga një lartësi teksa punonte te lavatriçja e përpunimit të inerteve.
Siç bën me dije policia, dyshohet se ai është rrëzuar si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit të ndaluar dhe vëllait të tij.
“Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton sot Policia.