
Vox News ka siguruar pamjet që dokumentojnë momentet e ndjekjes dhe rrëmbimit të 23-vjeçarit Renis Dobra më 8 korrik, në Mat.
Ky mjet i bardhë që shihni në video, është makina me qira e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat
Pamjet tregojnë makinën duke ndjekur një tjetër automjet, që dyshohet se përdorej nga viktima.
Në skenë shfaqet edhe një Range Rover, i cili sipas të dhënave hetimore, ishte vendosur për të vëzhguar lëvizjet e autorëve gjatë momentit të rrëmbimit.
Hetimet kanë identifikuar si autorë të dyshuar vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakërri nga Tropoja. Ata dyshohet se e kanë përgjuar Dobrën për tre ditë në zonën e Burrelit, derisa më 8 korrik e rrëmbyen, e torturuan dhe më pas e mbytën me litar. Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet më pas në Liqenin e Shkopetit.
Në pamje dallohet edhe momenti kur autorët largohen me shpejtësi nga vendi i rrëmbimit, duke përdorur mjetin e bardhë.