Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, Marsel Bucin, Trajan Çelikun si dhe Alti Nallbatin, vëllai i deputetit Bledion Nallbati, lidhur me një pengmarrje.
Raportohet se të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie. Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.
Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan. Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor lidhur me këtë ngjarje.
Për mediat pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti i PD-së nuk u procedua.