Arrestohet shqiptari dhe e dashura e tij greke në Selanik, në gomën rezervë iu gjetën plot 12 kg heroinë

25 Maj 2023, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heroina e sekuestruar

Një çift shqiptaro-grek u arrestua në Selanik të Greqisë, pasi u kapën me 12 kilogramë heroinë. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, të arrestuarit janë një shqiptar 33-vjeç dhe e dashura e tij greke, 27-vjeçe.

Autoritetet në Selanik mësohet se kishin informacion për transportimin e drogës me makinën që drejtohej nga shqiptari, ndaj dhe u ndaluan për kontroll. Droga ishte fshehur në gomën rezervë të makinës, e ndarë në 25 pako. Heroina dyshohet se do të shitej në Athinë e Selanik.

Shqiptari i arrestuar mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë për grabitje.

 

Video