Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me Alban Rulin përmbarues dhe Fatmir Hoxhaj, drejtor për Burimet Njerëzore në atë institucion dhe Fatmir Hoxhaj.
Tre zyrtarët e lartë në Ministrinë e Financave ishin nën hetim dhe janë arrestuar me akuzën për "shpërdorim detyre". Gjokutaj ka firmusur një shkresë në shtator të vitit 2022 që e ngarkon atë penalisht.
Bëhet fjalë për rastin ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër. Të arrestuarit kanë pranuar se kanë marrë shpërblim nga Ilir Thana.
Mes Ilir Thanës, i arrestuar në Dhjetor, dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar u lidh një kontratë blerjeje për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992.
Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm.
Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.
Arlind Gjokutaj u emërua si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të doganave, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit si edhe te Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave.