'Politikanë dhe bota e krimit përjashtohen', Çuçi: Vetëm lekët e fituara me djersë do amnistohen

11 January 2023, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Politikanë dhe bota e krimit përjashtohen',
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë përgjigjes të një pyetje të bërë nga gazetarët në sallën e konferencës nbë lidhje me amnistinë fiskale, u shpreh se kjo amnisti do të krijojë mundësinë që paratë e fituara me djersë nga emigratët shqiptarë për 30 vjet t’i investojnë në vendin e tyre.

Më pas ai shtoi se të përjashtuar nga kjo kategori janë personazhet e botës së krimit, politikanë dhe zyrtarë.

Amnistia fiskale, pastrimi i parave?

“Amnistia fiskale, nëse ti pyet që lidhet me pastrimin e parave, ështe e kundërta, amnistia fiskale do krijojë mundësinë që para të cilat janë fituar me djers nga shqitarët për 30 vite që kanë punuar në emigracion, do ti jepet një mundësi që ata para të investohen në vendin e tyre.

Nga ana tjetër është e qartë se kjo mundësi përjashtohet totalisht personazhet e botës së krimit, politikanë dhe zyrtarë. Unë besoj që vete mekanizmnat ligjorë bëjnë  të mundur që të kontrollohet fenomeni,” u shpreh Çuçi.


Video