'125 mijë eurot i mora borxh nga një biznesmen’/ Vëllait i Alda Klosit: Janë marrë për xhaxhain

11 Janar 2023, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

125 mijë eurot që Alda Klosi thotë se i ka vjedhur nga banesa pastruesja Rozeta Dobi janë huamarrje nga një biznesmen që operon në fushën e ndërtimit.

Nga të dhënat, në dosje thuhet se në polici është paraqitur shtetasi Leonard Çiko, vëllai i Alda Klosit, duke thënë se 125 mijë euro janë marrë borxh nga miku i tij, shtetasi Mirjan Mala. Mala është aksioner në një kompani ndërtimi.

Para policisë, Çiko ka deklaruar se paratë janë marrë për kurimin e xhaxhait të tij, që vuante nga në sëmundje e rëndë që kërkonte mjekim të specializuar.

“Pas kontakteve me miqtë, një prej miqëve i është përgjigjur thirrjes time për para borxh duke i siguruar një shumë prej 125,000(një qind e njëzet e pesëmijë) euro”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se borxhi është dhënë përmes një deklarate të nënshkruar mes dy palëve, ku një kopje është e saj është e administruar nga policia në procesverbalet e dosjes hetimore.

Një tjetër detaj që del nga dosja është fakti që Alda Klosi kishte pak më shumë se dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, Altin Klosi dhe se pastruesja Rozeta Dobi punonte te të dy ata.

Altin Klosi është marrë në pyetje nga policia, ku ka deklaruar se mes sendeve të vjedhura ka identifikuar si të tijat një unazë martese floriri me mbishkrim në pjesën e brendshme të saj, si dhe një byzylyk po floriri.

Në pyetje janë marrë gjithashtu administratori e banorë të pallatit, si dhe punonjës të mirëmbajtjes teknike të kamerave të vendosura nëpër banesat e godinës./Marrë nga TopNews

Video