Arrestohet në Spanjë 31-vjeçari nga Laçi, do të ekstradohet në Shqipëri

1 July 2024, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet në Spanjë 31-vjeçari nga Laçi, do të

Policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja", kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.


Video